75 Mall Live Search
16:46 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gruaja që dyshohet se e vrau burri në Kamenicë, ishte 34 vjeçe

Sot ka ndodhur një ngjarje tragjike në fshatin Berivojë të komunës së Kamenicës.

N.M rreth 42 vjeç, dyshohet se me shufër metalike ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, tashmë të ndjetë S.M (34 vjeçe).

Njofitmi i plotë i Prokurorisë Themelore të Gjilanit:

Gjilan, 25 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, në komunën e Kamenicës një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm – shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, rreth moshës 34 vjeçare.

Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori i rastit, policia dhe ekipa mjekësore, me ç’rast nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e të ndjerës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërsa, i dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.