14:22 / E Premte, 06 Janar 2023 / B O

Gruaja që i mbijetoi vdekjes: U them shqiptarëve vazhdoni të jeni gjaknxehtë

Kirsty Bortoft gruaja që vdiq për 40 minuta dhe u rikthye në jetë ka folur së fundmi ekskluzivisht në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku dhe ka pasur një këshillë dhe për shqiptarët.

Ajo ka këshilluar që shqiptarët të vazhdojnë të jenë gjaknxehtë dhe origjinal dhe mbi të gjitha ta jetojnë jetën ashtu siç duan.

“U them shqiptarëve vazhdoni të jeni gjaknxehtë, vazhdoni ta doni jetën, të jeni vetvetja dhe të jeni origjinal. Të gjithë jemi perfekt në vetvete. Mund të merrni hapa në jetën tuaj dhe mos e gjykoni veten dhe filloni të bëni gjëra të mrekullueshme ashtu siç jeni dhe vet. Dashuria është shëruesi dhe ilaçi më i mirë. Dashuro vetveten dhe çdo gjë është më e lehtë.”- tha ajo.