21:03 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018

Gruaja që iu refuzuan 1 mijë aplikacione të punës, vetëm për këtë arsye!

Një grua e shurdhër po kërkon punë, pasi nuk u pranua pavarësisht 1 mijë aplikimeve.

32 vjeçarja, Kellie Wilson thotë se kërkimi i saj për punë ka qenë çështje shumë e lodhshme pasi të gjithë shefat e hidhnin poshtë kur kuptonin se është e shurdhër.

Kellie, e cila papritur humbi dëgjimin  kur ishte 4 vjeçare, mbështet në leximin e syve për të kuptuar se çfarë thonë njerëzit, transmeton Indeksonline.

“Kur bëj intervista për punë, çdo gjë shkon mirë derisa të kuptojnë aftësinë time të kufizuar”, ka thënë Kellie.

Ajo tutje tha se përdor dy aparate dëgjimi shumë  të forta, por që mund të dëgjojë vetëm disa tinguj, kështu që lexon me sy për të kapërcyer sfidën.

“Por unë nuk arrij të lexoj çdo gjë për shkak të modeleve individuale të gojës. Është e lodhshme dhe zhgënjyese”, ka shtuar ajo.

Duke pasur kaq shumë kërkesa për punë, ajo është shprehur e dëshpëruar që ndonjëherë do të gjejë punën e saj të ëndrrave.

Ajo thotë se është e pakuptimtë të refuzohet, pavarësisht sfidës së saj. Ajo tutje tregon se më parë ka punuar edhe si zyrtare administrative në një zyrë ligjore dhe si asistente e financave.

Kellie, e cila jeton në Richmond të Yorkshire, dikur ka punuar edhe si asistente në burgun famëkeq, HMP Wakefield në Yorkshire, nga 2004-2009.

Që atëherë, ajo pati disa punë të përkohshme të siguruara nëpërmjet një agjencie lokale të punës, por koha më e gjatë e kaluar në punësim ka qenë nëntë muaj, e më e shkurtra katër ditë./Indeksonline/