12:54 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gruaja që jeton me mbi 1.000 mace: “Nuk do i braktisja kurrë”

Lynea Lattanzio “më mirë të kisha 800 mace se një burrë tjetër”. Ajo mbikëqyr një strehë prej 12- hektarësh në Kaliforni që është shtëpia e mbi 1.100 maceve.

Ajo tregon se vendi ku ndodhet quhet “Shtëpia e maceve”. Po ashtu thotë se ka 800 mace të rritura dhe të paktën 300 (kotele) mace të vogla.

Edhe shtëpinë e saj ajo e ka braktisur duke e lënë plotësisht “nën pushtetin” e maceve.

Fillimisht Lynea ka jetuar bashkë me macet, por kur u bënë thuajse 100 tregon se ishte e pamundur ndaj edhe e braktisi shtëpinë, duke e lënë plotësisht për to.

Duket se ka hequr mobiliet të cilat mund të thyhen, madje edhe ka ndezur sobën (stufën) për të ngrohur kafshët.

“Kemi shpëtuar rreth 8000 mace në 24 vjet”, tregon ajo.