75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gruaja që mendonte se kishte martesë perfekte, zbulon se burri i saj ka disa gra dhe 13 fëmijë të tjerë

Kjo është si një përrallë e pabesueshme e gënjeshtrave dhe mashtrimit për publikuan, kur një grua zbuloi se burri i saj kishte edhe tre gra të tjera.

Ajo tregon se kishte menduar për vite të tëra se kishte një martesë të përsosur- derisa zbuloi se bashkëshorti i saj, i cili pretendonte se ishte agjent i SIA-s, kishte edhe gra të tjera dhe së paku 13 fëmijë me gjashtë gra.

William Allen Jordan ishte i sjellshëm, i vëmendshëm dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tyre, por ai gjithashtu kishte një tjetër grua gjatë gjithë marrëdhënies së tyre gjashtë vjeçare.


Jordan me gruan,  Turner Thomson me fëmijët e tyre


Turner Thomson tha se kishte takuar Ulliam në internet kur ishte një mama e vetme me një fëmijë nëntë muajsh.

“Filluam të takoheshim dhe ai më kërkoi që të martohesha me të brenda dy javëve të takimit- thash jo, por përfundimisht u angazhuam, pastaj u martuar për katër vjet.

“Pas gjashtë muajve së bashku, mbeta shtatzënë, e cila ishte një surprizë e madhe, sepse ai më tha se ishte jopjellor pasi kishte edhe hapa për këtë çështje”.

Jordan me gruan,  Turner Thomson gjatë kurorëzimit


Jordan e manipuloi gruan e tij dhe e bëri atë për të besuar se ai ishte një agjent i CIA-s i kishte shumë misione.

Koha për misionet siguroi mbulimin perfekt për të parë familjet e tij të tjera.

Ai madje bindi Thomson për të gjetur 200 mijë funta për të paguar “shantazhistit” që sipas tij e kishin kërcënuar se do rrëmbenin fëmijët e tyre Eilidh dhe Robyn.

“Nga kjo fazë unë kam qenë plotësisht nën kontrollin e tij, kështu që unë shita gjithçka që kisha në pronësi-shtëpinë time, makinën time, sigurimin e jetës sime, gjithçka”, tha ajo.

Në të vërtetë nuk kishte asnjë shantazh, asnjë mision të fshehtë, por ai kishte një grua tjetër, Mischele Lewis, e cila kishte telefonuar Thomson në vitin 2006.

Jordan me gruaj tjetër, Mischele Lewis


“Ajo më thirri në vitin 2006 dhe më pyeti nëse unë jam zonja Jordan? E pastaj mu përgjigj se edhe ajo ishte zonja Jordan tjetër. Ne u takuam në një kafene dhe biseduam për rreth 12 orë. Pas kësaj unë vazhdova të flisja me të për të marrë informacione”, tha ajo.

Të dyja kishin akuzuar atë dhe në këtë mënyrë Jordan është burgosur për bigami./Indeksonline/