Gruaja që përdori vajin e kanabisit për t`u shëruar nga kanceri i gjirit (Foto)
Një grua 44 vjeçare ishte diagnostifikua me kancer të gjirit por ajo kishte refuzuar të vazhdojë me kimioterapi, transmeton Indeksonline. Kjo, për shkak se ajo kishte nisur të konsumonte vajin e kanabisit dhe tani beson se është shëruar nga kanceri.
Ndonëse gruaja beson se vaji i kanabisit e ka shëruar, ende nuk ka ndonjë provë nga shkencëtarët se kjo drogë është anti-tumor.
44 vjeçarja Dee Mani kishte refuzuar kimoterapinë për shkak se ajo kishte dështuar t`ia mbante gjallë të motrën, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë, për ta shitur vajin e kanabisit në Britani të Madhe si lloj medikamenti, duhet pasur licencë. Ky vendim ishte marrë në tetor të vitit 2016./Indeksonline/
Familja e Dee Mani: