Gruaja që pretendon se është më e vjetra në botë, tregon për dëbimin e saj nga vendlindja nga Stalini
Një grua që pretendon të jetë personi më i vjetër në botë, ka treguar për brutalitetin e dëbimit të saj në mërgimin sovjetik nga tiranisti Stalin, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Koku Istambulova është 129 vjeçe sipas pasaportës së saj ruse dhe letrave pensionale që tregojnë datën e saj të lindjes më 1 qershor 1889.
Tani në një intervistë të qartë dhe thellësisht tronditëse, ajo ka folur emocionalisht për ditën e tmerrshëm që populli i saj çeçen u depërtua masivisht nga Stalini në stepat e Kazakistanit pothuajse 75 vjet më parë dhe thotë se e vetmja ditë e lumtur në të gjitha vitet e saj ishte kur hyri në shtëpinë e ndërtuar nga duart e saja në vendin e saj të lindjes.
Pasi u kthye në vendlindjen e saj 13 vjet pasi kishte qëndruar në vend të huaj, Koku u kthye dhe e ka ndërtuar shtëpinë e saj pasi forcat ruse kishin djegë shtëpinë e saj dhe mijëra çeçeneve tjerë./Indeksonline/