13:07 / E Shtunë, 22 Janar 2022 / MSH

Gruaja që shet rroba të përdorura gjen 5 mijë euro në xhepat e tyre, befason me gjestin e saj

Një grua që shet rroba të përdorura në tregun popullor të Papagout në Greqi ka bërë një gjest të rrallë.

Ajo ka gjetur 5000 euro në xhepin e veshjeve që kishte marrë për të tregtuar. Gruaja e identifikuar si Aleka i ka dorëzuar ato në polici në rast se dikush do shkojë për t’i kërkuar.

“Nuk mund të mbaja diçka që nuk është e imja”, deklaroi ajo.

Megjithatë, ajo u kërkoi autoriteteve që paratë të shkonin për “Buzëqeshjen e Fëmijës” dhe “ Arkën e Botës”.