23:01 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / AR

“Gruaja që u dhunua në Pejë nënshkroi kallëzimin penal për dënimin e kriminelëve të Serbisë…”

Keqtrajtimi i të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarës “Orenda” në Pejë, nga disa infermiere ka tronditur të gjithë qytetarët.

Rastin e ka bërë edhe më të ndjeshëm fakti që viktima është nëna e një dëshmori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Indeksonline.

Durim Pruthi – Asistent Avokat në Tiranë, nga Gjakova, thotë se viktima (Minire Nura), si shumë gra të tjera në Gjakovë, ka nënshkruar kallëzimin penal për dënimin e kriminelëve të Serbisë, nënshkroi peticionin kundër privatizimit të pasurive të popullit KEK-ut, PTK-së dhe Trepçës.

“Kjo është Minire Nura gruaja e cila u dhunua në Shtëpinë e Pleqve në Pejë. Kjo grua si shumë të tjerë atje në Gjakovën time, nënshkroi Kallëzimin Penal për dënimin e kriminelëve të Serbisë, nënshkroi Peticionin kundër privatizimit të pasurive të popullit KEK-ut, PTK-së dhe Trepçës. Kjo grua më priti me dashuri në shtëpinë e saj, me lëng e me çokollata dhe me përcolli deri tek dera e oborrit sipas zakonit.

Taulant Nura – Dëshmor i Atdheut në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhimbja e një nëne për të birin dhe krenaria e saj për të birin që u bë Dëshmor për ditë më të mira.

Sot, unë jam Asistent Avokat në Tiranë dhe më vjen të pëlcas që nuk kam asnjë ndikim që ky rast të shqyrtohet dhe kushdo që është pjesë e atij krimi të gjykohet dhe të dënohet rëndë”, ka shkruar ai./Indeksonline/