09:01 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / L K

Gruaja që u godit për vdekje te “Rruga C” ishte punëtore shëndetësore

Dashurie Gashi është viktima e komunikacionit mbrëmë në Prishtinë.

E ndjera është goditur nga një veturë mbrëmë tek Rruga C në kryeqytet.

Për shumë vite ajo ishte punëtore shëndetësore në QKMF-në e Suharekës, ndërsa së fundi profesionin e kishte vazhduar në Prishtinë.

“Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/