10:40 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / B O

Gruaja që u vra në Prishtinë ishte profesoreshë e Gjeografisë

Izet Godeni e ka vrarë mizorisht gruan e tij, Sadije Godenin mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Krimi brenda familjes ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Sadija ishte profesoreshë e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Indeksonline/