Gruaja raporton ne polici se është rrahur nga bashkëshorti

Një grua në Komunën e Hanit të Elezit raportoi në polici se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.