75 Mall Live Search
09:50 / E Premte, 22 Tetor 2021 / OSH

Gruaja rrah burrin në Lipjan, dërgohet në mbajtje

Një grua është arrestuar mbrëmë në Lipjan pasi kishte sulmuar bashkëshortin pas një mosmarrëveshje, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit të PK-së, e njëjta është dërguar në mbajtje.

“Lipjan, 20.10.2021-22:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeve ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhët në njoftim./IndeksOnline/