Gruaja rrah burrin në Skenderaj
Një grua nga Skenderaji ka rrahur burrin e saj. Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se dhuna e ushtruar ndaj burrit, ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt
“Skenderaj 20.05.2026, 19:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima m/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara f/k. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

