10:12 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Gruaja serbe sulmon një tjetër në veri të Mitrovicës

Raportohet se një grua e nacionalitet serb ka sulmuar një grua në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në fjalë. Sipas tyre, ngjarja ndodhi dje pas orës 16:00.

Me vendim të prokurorit kompetent, rasti do të procedohet në instancat e drejtësisë.  /Indeksonline/