08:58 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gruaja shqiptare tenton të hidhet nga kati i shtatë, dikush i del në ndihmë

Një ngjarje që mund të kishte pasoja tragjike është regjistruar nga kamerat amatoriale në Vlorë. 

Disa persona përgjatë bulevardit Vlorë – Skelë kanë përjetuar momente ankthi teksa shihnin në ballkonin e një prej pallateve skenën drithëruese të një gruaje të mbajtur nga krahët nga një person, i identifikuar si bashkëshorti i saj,  që arriti të shmangte rënien e saj në rrugë nga kati i shtatë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, shkaqet ende nuk dihen por mungesa e çfarëdolloj tentative të gruas për të shpëtuar bëjnë të mendojnë për një tentativë vetëvrasje.