17:47 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / A. M.

Gruaja sulmohet nga ish-bashkëshorti në Fushë Kosovë, mësohet si rrodhi ngjarja!

Raportohet se sot rreth orës 12:00, në rrugën Dardania, saktësisht te Lagjia Eliza, Fushë Kosovë, ka ndodhur një sulm fizik.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me viktimën femër B. A. e cila ka deklaruar se sot derisa ishte në kontakt me ish-bashkëshortin e saj Sh.M. lidhur me një proces gjyqësor, i njëjti e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Indeksonline mëson se viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.

Në Stacionin e Policisë në Fushë Kosovë është intervistuar personi Sh. M. në cilësinë e të dyshuarit.

Lidhur me rastin janë informuar organet e drejtësisë dhe Prokurori Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të hapet Lëndim i lehtë trupor dhe ndaj të dyshuarit të caktohet masa e Ndalimit në afat 48 orë.  /Indeksonline/