75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gruaja tenton të ikë nga burri i saj, përpara se ai ta rrah dhe gjuaj trupin e saj nga kati i 4

Këto janë momentet e fundit të një gruaje e cila mundohet t’i ikë nga duart burrit të saj, pak para se ai ta vriste atë.

Pamjet e tmerrshme tregojnë se si Tatiane spitzner mundohet të ikë nga burri i saj Luis Manvailer pasi ai mundohet me dhunë ta nxjerrë nga vetura.

Ajo vrapon në lift por ai i vije pas dhe kamerat e liftit incizojnë gjithçka.

Në lift ai e maltreton atë, përderisa në fund të videos shihet ajo teksa bie nga kati i katërt.

Manvailer nga Brazili, thotë se gruaja e tij kishte kërcyer vet për t’i dhënë fund jetës së saj pas përleshjes që kishin pasur së bashku.

Mirëpo, autoritetet kanë gjetur se ajo u mbyt gjatë goditjeve të pa ndalura të tij, përderisa ajo u mundua ta shpëtojë vetën. Ndërsa trupin e pajetë të saj ai e kishte gjuajtur nga ballkoni.

15 minutat e brutalitetit që mendohen të kenë ndodhur brenda në banesën e tyre nuk janë kapur nga kamerat./Indeksonline/