14:33 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Gruaja tenton të vrasë burrin vetëm pse gërhiste

Një grua është akuzuar për të shtëna në drejtim të të dashurit të saj për një arsye krejtësisht të ‘çmendur’.

Lorie Morin, 47 vjeçare u arrestua nën akuzën për vrasje në tentativë në momentin kur i dashuri i saj u dërgua në spital me ambulancën ajrore.

Detajet e dhënë nga rasti treguan se viktima në këtë rast është, Brett Allgood, e që ishte qëlluar nga e dashura pasi që po gërhiste me zë të lartë, transmeton Indeksonline.

Viktima është në gjendje të qëndrueshme , edhe pse kishte gjakderdhje të madhe./Indeksonline/