75 Mall Live Search
15:17 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Gruaja u përdhunua nga stafi i një hoteli në Itali, e bija tregon ngjarjen!

Vajza e gruas e cila ishte përdhunuar nga një grup punëtorësh të një hoteli në Itali ka folur rreth ngjarjes.

26 vjeçarja, identiteti i të cilës nuk mund të bëhet i ditur për çështje etike, ka treguar për përdhunimin brutal që i është nënës së saj në Itali.

A British tourist has described how she was gang-raped after her drink was spiked during a break in Sorrento (pictured) Italy

Ajo ka treguar para gjykatës se atë e kishin përdhunuar pesë burra, teksa ajo kishte shkruar për pushime në Meta di Sorrento.

Punëtorët e hotelit të cekur në aktakuzë, ishin prej 18 deri në 21 vjeçar, dhe ishin kapur nga policia pasi që kishin publikuar në internet video të sulmit në një grup të quajtur “shprehi të këqija”.

Nëna dhe vajza kishin udhëtuar nga qyteti Kent i Anglisë në Sorrento të Italisë, në tetor të vitit 2018.

Teksa po fliste në gjykatë e reja shpërtheu në lot duke treguar ngjarjen tronditëse.

“Unë dhe nëna ime nuk folëm për këtë çështje, deri sa ajo fillojë të qante në aeroport teksa po largoheshim dhe më tregojë gjithçka çka ndodhi” ka rrëfyer e bija para gjykatës.

 “Ne hëngrëm darkën në restorantin e hotelit, ku edhe hapën një shishe verë. Stafi ishin shumë i sjellshëm, madje njëri nga ta na ofroi edhe pije tjera. Njëri nga ta kishte edhe një tatuazh në qaf, ata na ftuan në një bar për pije pasi që përfunduam darkën. Më kujtohet se mora një pije dhe pastaj po ndihesha e sëmurë, shkova ne tualet dhe volla, por kur u ktheva nëna ime ishte zhdukur” rrëfen e bija.

Dëshmitarët tregojnë se ajo ishte dërguar në një dhomë afër pishinës ku ishte përdhunuar disa herë nga burrat, e më pas u dërgua në dhomën e hotelit.

Kurse, viktima nuk kishte denoncuar ngjarjen deri sa u kthye në shtëpi në Kent./Indeksonline/

The 50-year-old, from Kent, was on holiday at a seaside hotel in Sorrento, southwestern Italy in October 2016 when she was subjected to the sex attackÂ