Gruaja urinon në dysheme, pasi nuk iu lejua të përdorte tualetin (Video)
Një pasagjere e WizzAir ka urinuar në dysheme pasi thuhet se asaj i është thënë se nuk mund ta përdorte tualetin derisa avioni të ngjitej lartë në hapësirë.
Pamjet tronditëse tregojnë gruan duke bërë urinën në dysheme përderisa ajo fliste e dikë në telefon.
Incidenti ndodhi në bordin e një fluturimi nga Londra Luton në kryeqytetin polak Varshavë pak para se të nisej.
Sipas njoftimeve, avioni ishte duke u furnizuar me karburant dhe udhëtarët nuk u lejuan të shkonin në banjë gjatë procedurës.
Për shkak të kësaj, gruaja pretendon se ishte e detyruar ta bënte në atë vend./Indeksonline/