Grubi: Opozita fatkeqësisht refuzoi bashkimin me përbuzje
Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Deputeti Grubi, ka komentuar deklaratat e menjëhershme refuzuese të liderëve të opozitës, Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit, në lidhje me ofertën e mbrëmshme të Ali Ahmetit për bashkim të forcave shqiptare për zgjedhjet presidenciale me një kandidat të përbashkët.
“Me dëshpërim të madh i lexova qëndrimet përbuzëse dhe përjashtuese të partive opozitare shqiptare të cilat nxituan me vrap të minojnë një dorë të shtruar shumë sinqerisht dhe me dashamirësi nga ana jonë për zgjedhjet presidenciale. Vlerësimin më të mirë e japin qytetarët në vazhdimësi, megjithatë mua më vjen shumë keq për mungesën e qëndrueshmërisë të politikave tek partitë opozitare shqiptare. Kërkojnë përfillje dhe përfshirje, ndërsa më pas ofendojnë dhe refuzojnë. Uroj që ta tejkalojnë vetën për të mirën e tyre fillimisht, por edhe të qytetarëve. ” shkruan Grubi në Facebook