10:01 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gruda: Marrëveshja e Demarkacionit, cenon rënd tërësinë territoriale

Anëtari i Komisioni për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, profesori Zejnullah Gruda ka deklaruar se puna e ish-komisionit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi është karakterizuar nga mos njohja e thellë e së drejtës ndërkombëtare, e së drejtës diplomatike dhe sidomos e së drejtës së traktateve.

Kjo sipas tij, nuk ka të bëjë vetëm me komisionin por edhe me një numër të madh akterësh kosovarë nga fusha e marrëdhënieve me botën e jashtme.

Ai para kabinetit qeveritar është ndalur për punën e ish-komisionit në aspektin e të drejtës ndërkombëtare, dhe vlerësimi i kësaj pune nuk mund të anashkalojë marrëveshjen e 2015 me Malin e Zi për kufirin, me të cilën është cenuar rënd tërësia territoriale e Kosovës.