Gruda, PDK: Prokuroria të intervistojë Kryeministrin Kurti dhe Ministren Haxhiu për Rastin Dehari

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të qeverisjes të mirë nga PDK-ja Përparim Gruda, ka mbajtur një konferencë për media. Në këtë konferencë ai ka folur për ndërhyrjet e qeverisë ne lidhje me zbardhjen e rastit tragjik te Astrit Deharit.
Ai shtroj disa pyetje për Kryeministrin e vendit si dhe Ministren e Drejtësisë.
“Siç e dini opinioni publik është njoftuar më Pretendimet përfshinë kryeministrin Kurti dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ne si PDK mendojmë që ti bëjmë disa pyetje themelore për Kurtin dhe Haxhiun.
Çka din Kurti dhe Haxhiu me lidhje me zhdukjen e mostrave?
Cilat veprime janë ndërmarrë për zbardhjen e të vërtetesës?
Pse po heshtin karshi akuzave të tilla që i përfshinë ata direkt?
Pse nuk sqarohen cili është pozicioni i tyre?”, ka pyetur ai.
Ai në emër të PDK-së, ka kërkuar që ti hapin rrugë njëherë e mirë mbi vdekjen tragjike të Astrit Deharit
Ai ndër tjerash shprehi shqetësim e PDK-së në lidhje me ndërhyrjet e vazhdueshme të ministres Haxhiu.
“Ajo i bëri presion publik prokurorit të çështjes. Dorëzohu nuk është vonë i tha prokurorit. Kur është vonë që të tërhiqet. Kjo nuk mund të ndodh në një vend demokratik, Haxhiu nuk duhej të harrojë asnjëherë përveç e akuzuar ajo është ministre e Drejtësisë”, tha ai.
“Në emër të PDK që ne nuk do të heshtim asnjëherë ndaj shantazheve”, ka thënë Gruda
Ai përfund tha se PDK-ja nuk ka marrë ende vendim për dërgimin e ligjit të byrosë në kushtetuese./indeksonline/