75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 05 Mars 2026 / S Z

Gruda, për LVV-në: Po tallet me popullin e Kosovës

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda ka thënë se kjo që po ndodh me zgjedhjen e presidentit, është tallje me popullin e Kosovës.

“Me zgjedh ose mos me zgjedh një president. Mos me konsumu procedurën është shkelje e Kushtetutës, po dojnë me përmbys rendin kushtetues dhe t’i nënshtrohet rendi kushtetues një partie politike”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se pse PDK-ja nuk po e  nominon një kandidat për president, Gruda tha se nuk i kanë votat.

“E vërteta është se nuk i kemi votat. Por kjo është tallje me popullin. Populli i Kosovës e ka votu 51 për qind VV-në. Duhet me u sjell në përputhje me rezultatin zgjedhor. Rezultati zgjedhor na ka imponu që ne të gjithë me u ul dhe me gjetë një emer, kjo është e verteta. Krejt partitë populliste në botë kur fitojnë 51 për qind, e llogarisin që kanë fitu 100 për qind. Kjo është komplet tallje me Kosovën, Kushtetuten dhe inetersat e qytetarëve të Kosovës”, tha ai./Indeksonline/