75 Mall Live Search
17:25 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / G T

Gruda shënon tjetër gol në Bundesliga, lojtari shqiptar protagonist në fitoren e Mainzit

Skuadra e Mainzit shënoi një fitore ndaj Hoffenheimit me rezultatin 4:1 në javën e 29-të në Bundesliga.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe lojtari shqiptar, Brajan Gruda, shkruan Indeksonline

Gruda shënoi me kokë në minutën e 63’të, pas një asisti nga Burkardt.

Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në Bundesliga këtë sezon. Gruda poashtu ka bërë edhe dy asiste me fanellën e Mainzit./Indeksonline/