75 Mall Live Search
14:05 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Gruevsk frikacaku shfaqet për herë të parë në publik

Nikola Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë i cili tashmë është azilant në Hungari është filmuar sërish nga kamerat në publik. Mediat e huaja kanë publikuar një video ku hedhin dyshime se personi i filmuar është Gruevski.

Personi në video që mendohet të jetë ish-kryeministri, shfaqet duke bërë pazar në një qendër tregtare. Kujtojmë që Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia në muajin nëntor 2018, duke kaluar nga Shqipëria.

Ai u ndihmua nga makina e ambasadës hungareze në Tiranë dhe më pas doli në kufirin malazez. Në doganë, ish-Kryeministri Gruevski u lejua të kalonte pasi urdhri për ndalimin e tij doli dy ditë më vonë nga autoritetet maqedonase.

https://www.youtube.com/watch?v=ol7W-sjRdDM