19:43 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gruevski: Të ndalen padrejtësitë dhe përndjekja politike

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski në fjalimin e tij para turmës së mbledhur në marshin protestues për përkrahje të të arrestuarve në lidhje me ngjarjet në Kuvend më 27 prill, kërkoi të ndalet, siç tha ai, padrejtësive dhe përndjekjes politike në vend.

Ai rikujtoi se OBRM-PDUKM ka propozuar ligj për amnisti të pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit.

“Jemi mbledhur këtu që bashkërisht të shprehim pakënaqësinë tonë nga padrejtësitë që ndodhin në Maqedoni nga pushteti i ri, i cili tanimë gjysmë viti shkakton dëme të mëdha anembanë vendit. Me këtë mardh protestues duam ta shprehim pakënaqësinë nga kjo qeveri marionetë, bën shumë padrejtësi, çdo ditë dhe kanë futur frikë dhe pasiguri te populli”, tha Gruevski.

Ai shtoi se populli ngadalë po ringjallet dhe del në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e vet.

Udhëheqësia e lartë e OBRM-PDUKM-së, anëtarë të partisë, deputetë, simpatizantë të partisë, në fillim u tubuan para Ministrisë së drejtësisë dhe më pas u nisën kah Qeveria.