Grumbull i madh i qytetarëve për të parë nga afër se çfarë po ndodh në Tregun me shumicë

Rreth orës 16:00 një zjarr i madh kishte përfshirë disa objekte të vendosura në Tregun me shumicë në Fushë Kosovë.
Ndërsa njësitet e zjarrfikësve po intervenojnë, por se kanë kërkuar ndihmë edhe nga kolegët e tjerë nga komunat e Kosovës që tu dalin në ndihmë.
Në anën tjetër të shqetësuar me këtë që po ndodh padyshim që janë pronarët e punëtorët e këtyre objekteve.
Ata në numër të madh janë parë tek afrohen për kuptuar se çfarë po ndodh me këto objekte, ndërsa në vend ngjarje janë edhe Policia e Kosovës.
Ndërsa nuk dihet ende se a ka të lënduar nga ky zjarr.
IndeksOnline po raporton nga vendi i ngjarjes dhe ju sjell pamje:






