75 Mall Live Search
15:35 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / k.v

Grumbull i mbeturinave afër çerdhes së fëmijëve në “Pejton”

Banorët që jetojnë në rrugën “Justiniani” në Prishtinë po përballën me shumë mbeturina të cilat po hidhen skaj rrugës në mungesë të kontejnerëve.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto ku shihet grumbulli i mbeturinave pranë çerdhes së fëmijëve në “Pejton”.

Banorët kërkojnë nga autoritetet komunale që të intervenojnë dhe t’ua mundësojnë hedhjen e mbeturinave nëpër kontejner./IndeksOnline/