Grumbull njerëzish para Klinikës Gjinekologjike, në Gjilan, doktorët s’merren me ta!

Shumë qytetarë kanë pritur sot para dyerve të Klinikes së Gjinekologjisë në Gjilan.
Disa dëshmitarë të pranishëm te kjo klinikë kanë thënë për Indeksonline se mbi 50 persona ishin të detyruar të prisnin me orë të tëra pasi asnjë doktor nuk u mor me ta.

Kjo gjë vërehet edhe në fotografi të dërguara në redaksi, ku një grumbull njerëzish prisnin te Klinika Gjinekologjike në kuadër të Spitalit të Gjilanit./Indeksonline/
