Grumbullohen mbi 21 mijë euro për familjen e policit të vrarë Izet Demaj
Vrasja në detyrë e policit Izet Demaj, ka prekur të gjithë shqiptarët, ndërsa akti i tij në mbrojtje të jetës së qytetarëve nga të gjithë po cilësohet si akt heroik.
Për të ndihmuar familjen e të ndjerit, gruan dhe dy vajzat e tij, është hapur një fondacion online i cili deri më tash ka grumbulluar mbi 21 mijë euro.

Sipas njoftimit, deri më tash janë grumbulluar 21 mijë e 140 euro dhe këto para do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra sa ishte në detyrë, të enjten që shkoi./Indeksonline/
