Grumbullohet për herë të parë me Kosovën U19, talenti që luan në Finlandë
Talenti kosovar, Bleonit Jashari është grumbulluar për herë të parë me përfaqësuesen U19 të Kosovës.
Federata e Futbollit të Kosovës ka dërguar ftesë te skuadra holandeze, Inter Turku, që Jashari të bashkohet në kampin e organizuar me 9, 10 dhe 11 shkurt, shkruan IndeksOnline.
Bleoniti është pjesë e skuadrës U19 të Inter Turkut, ku po kalon në një formë të jashtëzakonshme, derisa ka marr vëmendjen edhe të FFK-së.
”Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të organizojë një kamp futbolli në Hajvali, Prishtinë. Kampi do të mbahet në Parkun Nacional të Hajvalisë më 9, 10 dhe 11 shkurt 2026, duke filluar nga ora 15:00, ndërsa lojtari është i lirë pasdite ditën pasuese.
Me këtë rast, ju ftojmë që lojtari juaj të marrë pjesë në këtë kamp futbolli dhe ju lutemi me respekt që ta lejoni pjesëmarrjen e tij, duke e liruar nga obligimet e klubit gjatë datave të lartpërmendura.”, thuhet në ftesën e FFK-së./IndeksOnline/




