15:15 / E Enjte, 20 Janar 2022 / OSH

Grup mosha 10 deri në 19 vjeç më e goditura me Covid19

2.708 raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar gjatë ditës së sotme, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave, grup mosha më e prekur është 10 deri n 19 vjeç. Për 24 orë janë shënuar 899 raste të reja për këtë grup moshë.

Kurse, 406 persona që i takonin moshës 30-39 vjeçare.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme si pasojë e Covid19 një person i kësaj moshe ndërroi jetë nga komuna e Gjakovës.

Kujtojmë se IKSHPK ka bërë të ditur se 95 % e rasteve janë të infektuar me variantin Omicron./IndeksOnline/