12:50 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Grupet punuese të VV-së dhe LDK-së takohen pas pak

Takimi midis grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së pritet të mbahet në orën 13:00.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besian Mustafa.

Takimi do të mbahet në zyrat qendrore të LDK-së.

Në këtë takim pritet të diskutohet për harmonizimin e programeve qeverisëse të VV-së e LDK-së.