Grupi 6+ konfirmon votimin pro demarkacionit me Malin e Zi
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit RAE, Danush Ademi ka konfirmuar se Grupi 6+ do të votoj unanimisht pro demarkacionit.
Ai këtë e ka thënë në një prononcim për Indeksonline, ku ka theksuar se demarkacioni duhet të kalojë dhe ai do të votoj pro kësaj marrëveshje në seancën e radhës në Kuvend.
“Unanimisht kemi marrë vendim qe do te jemi pro demarkacionit, nuk kemi pas diçka tjetër përveç që do ta votojmë. Ne disa kemi qenë deputet edhe në mandatin e kaluar, kur atëherë ka qenë tollovia më e madhe, edhe nëpër tym i kemi thënë po demarkacionit. Edhe unë si deputet, mandatin e katërt e kom kuptu që demarkacioni ka me kaluar dhe mu për atë kemi vendosur votën pro demarkacionit.”
Para disa orëve ambasadori amerikan, Greg Delawie është takuar me përfaqësuesit e Grupit 6+, me të cilët kanë biseduar për çështjen e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi për demaskimin e kufijve.
Ndryshe, Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet sot në ora 16:00, ku edhe pritet të caktohet koha e mbajtjes së seancës, që të votohet për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e ZI./Indeksonline/