Grupi ‘Asnjë cent ma shumë’ me aksion simbolik nesër para zyrave të ZRrE-së

Të martën do të mbahet një aksion për të kundërshtuar propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energjinë Elektrike (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës me 15%.
Grupi ‘’Ansjë cent ma shumë’’ nesër në orën 11:00, ka njoftuar se disa aktivistë do të zhvillojnë këtë aksion simbolik para Zyrës së Rregullatorit tw Energjisw Elektrike.
ZRrE ka paralajmëruar një rritje mesatare të tarifave të energjisë për konsumatorët prej 15%, dhe bordi i ZRrE-së pritet të marrë një vendim për këtë çështje në ditët në vijim./Indeksonline/