75 Mall Live Search
11:59 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / H F

Grupi “Asnjë cent më shumë” përsëri në protestë kundër rritjes së çmimit

Edhe sot sikurse herave të kaluara Grupi “Asnjë centë më shumë” po proteston kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Kjo është protesta e tretë që mbahet nga ana e këtij grupi.

Ata po kërkojnë që të anulohet vendimi i ZRrE-së e cila në mbledhjen e fundit vendosi që çmimi i energjisë të rritet për 16%.

Nga Grupi “Asnjë cent më shumë” kanë paralajmëruar edhe padi në Gjykatë lidhur me këtë vendim./Indeksonline