75 Mall Live Search
18:50 / E Martë, 31 Maj 2022 / AR

Grupi fitues i Eurovisionit të gatshëm të luftojnë kundër rusëve

Njëri anëtar i grupit ukrainas, Kalush Orchestra, Oleh Psiuk, ka bërë një rrëfim prekës në një emision gjerman.

Ai u shpreh së ende janë duke u përballur me luftë ndaj Rusisë, dhe që ky moment është i tmerrshëm për ta, transmeton Indeksonline.

Në luftë kundër Rusisë kam humbur disa miq dhe po brengosem shumë”, tha ai.

Psiuk thotë se nuk është normale që në vitin 2022 të ketë luftë mes shteteve europiane.

Unë mendoj se lajmet për luftën duhet të qëndrojnë në faqet e para, të gazetave sepse nuk është normale që të ketë një luftë brutale në Evropë në 2022“, u shpreh ai.

Grupi fitues i Eurovisionit, janë gati të luftojnë kundër ushtrisë ruse.

Ne jemi të hapur dhe nëse marrim ftesë do të kthehemi menjëherë në Ukrainë. Njëri nga anëtarët e grupit është në vijën e parë të fronit për t’i dalë në ndihmë vendit”, tha këngëtari.

Psiuk thotë se nuk ka asnjë mik rus dhe nuk ka pasur asnjëherë.

Sipas atij, kultura e Ukrainës është krejtësisht ndryshme nga kultura ruse.

Ne gjithashtu shkuam në Eurovision Song Contest me qëllimin për të treguar se sa unike është muzika dhe kultura jonë”, përfundoi ai./Indeksonline/