Grupi i deputeteve vendosin lule te busti i Madaleine Albright

Gratë deputete të Kuvendit të Kosovës, sapo kanë bërë homazhe te busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madaleine Albright, e cila vdiq dje, shkruan IndeksOnline.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, deputetja e LVV-së, Tinka Kurti dhe deputete të tjera vendosën lule para bustit të Albright.
“Bashkë me grupin e grave deputete që është një grupin i të gjitha subjekteve politike po ashtu bashkë me drejtoreshën e NDI-së Nancy Soderberg, që kishe mentore direkte të punës së saj zonjën Madaleine Albright miken e madhe të Kosovës që e ndihmoi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shprehëm sot trishtimin për humbjen e jetës së saj dhe po ashtu të tregojmë që do të jetë në mendjet dhe zemrat e popullit tonë përjetësisht”, tha Kurti.

Albright ishte figurë qendrore në administratën e presidentit Bill Clinton. Në mandatin e parë të presidentit Clinton, ajo shërbeu si ambasadore në Kombet e Bashkuara, ndërkaq në mandatin e dytë u emërua sekretarja e 64-të e Shtetit./IndeksOnline/
