Grupi i Grave Deputete nesër aktivitete kundër dhunës ndaj grave
Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, të mërkurën, më 29 nëntor 2017, në orën 9.00, në hollin e Kuvendit, Grupi Grave Deputete, në bashkëpunim me QKRMT-në dhe Qendrën për promovimin e drejtave të grave, zhvillon aktivitet në funksion të ndërgjegjësimit dhe të nxitjes së veprimeve për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në mbarë botën./Indeksonline/