14:20 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Grupi i lypsarëve të rremë dërgon mijëra dollarë çdo ditë në Kinë

Një grup i organizuar dhe mirë strukturuar me “lypsarëve të rremë” kinezë janë arrestuar nga policia australiane pasi video të mashtrimit të tyre u publikuan në rrjet.

Sipas mediave australiane hetuesit kanë zbuluar se rrjeti arrinte të siguronte pasaporta dhe viza turistike për shtetas kinezë të cilët shkonin për të punuar në rrugët e Australisë dhe i dërgonin paratë në vendlindje në mënyrë elektronike.

Të arrestuarve iu gjetën edhe fatura të dërgesave me para dhe të konvertimit të mijëra dollarëve australianë në yuan kinezë. Policia tha se të arrestuarit fillimisht pretenduan se ishin të pastrehë, por pas hetimeve u zbulua se ata ishin pronarë shtëpish dhe shkonin në qytetet e mëdha për të lypur.

Sipas një studimi të kryer në Australi në vitin 2015, lypsarët fitojnë shifra të konsiderueshme atje, deri në 300 apo 400 dollarë në ditë, një burim tepër i vlefshëm të ardhurash. Për këtë, autoritetet kanë nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar njerëzit që të mos u japin para lypsarëve në rrugë, por të dhurojnë në qendrat sociale dhe të bamirësisë.