75 Mall Live Search
10:45 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / OSH

Grupi i Miqësisë Kosovë-Mbretëri e Bashkuar zhvillon takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott

Grupi i Miqësisë Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, nën kryesimin e deputetes Ariana Musliu-Shoshi, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

This image has an empty alt attribute; its file name is 287713717_767387787608539_7924339181619635960_n.jpg

Takimi u mbajt me ftesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte të njoftohej zyrtarisht Ambasadori Abbott lidhur me fillimin e aktivitetit të këtij grupi dhe njëkohësisht të informohej nga afër për aktivitetet që pritet të zhvillohen në mes të grupeve homologe në ditët në vijim.