Grupi i Shqipërisë më i komplikuari në këto kualifikime
Shqipëria është në vendin e katërt në grupin H të kualifikimeve për Euro 2020.
Por kjo renditje mund të mos jetë për fajin e kuqezinjve por për konkurrencën e fortë në këtë grup, shkruan Indeksonline.
Franca, Turqia dhe Islanda po luftojnë me “mish e me shpirt” për dy vendet e para që i kulifikojnë në evropian.
Të tri skuadrat kanë nga 12 pikë pas pesë xhirosh, me nga një humbje secila.
Kur kanë edhe 15 pikë në lojë, gjithçka është e mundshme por lufta do të zhvillohet në mes tri të parave. /IndeksOnline/
