19:15 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Grupi i të rinjve kosovar “Minds Matters” krijojnë lojën mbi shëndetin mendor

Një grup i të rinjve kosovar me emrin “Minds Matter”, kanë krijuar një lojë mbi shëndetin mendor.

Loja quhet njëjtë sikurse emri i grupit, “Minds Matter”, transmeton Indeksonline.

No description available.

Kjo lojë për qëllim ka të ju fusë në këpucët e një adoleshenti, për të parë se çka bën ai gjatë ditës dhe me problemet që përballet.

Loja është në AppStore dhe Playstore. Ky projekt është përkrahur nga Ambasadat Japoneze në Kosovë, “Unicef Innovation Lab Kosovo” dhe “PEN”. Klikoni këtu nëse dëshironi ta shkarkoni. /Indeksonline/