22:52 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / C E

Grupi i ‘vdekjes’ shumë i lehtë për Liverpoolin, e siguron vendin e parë

Kur kanë mbetur edhe dy lojë deri në fund, Liverpooli e ka siguruar vendin e parë në grupin B të Ligës së Kampionëve.

Reds mposhtën Atletico Madridin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së katërt, shkruan Indeksonline.

Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e 13-të me anë të Diego Jotas.

Rezultatin e dyfishoi Sadio Mane në minutën e 21-të të ndeshjes.

Gjërat u përkeqësuan për Atleticon kur Filipe u ndëshkua me kartonë të kuq në minutën e 26-të.

Në pjesën e dytë u anuluan dy gola nga VAR për pozicion jashtë loje, nga një për secilën skuadër.

Liverpooli është në vendin e parë në grup me 12 pikë, Porto e dyta me 5 pikë, një më shumë se Atletico derisa Milani është në vendin e fundit me një pikë. /IndeksOnline/