21:40 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Grupi Koordinues në kry me Kurtin, mbanë mbledhje për rimëkëmbjen ekonomike të vendit

Lidhur me rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë, anëtarët e grupit koordinues sot mbajtën takimin e parë ku adresuan çështjet ekonomike dhe problemet me të cilat po ballafaqohet sektori privat si rrjedhojë e pandemisë. Ky Grup Koordinues është themeluar në takimin e 11-të te Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, nën udhëheqjen e Kryeministrit Kurti të mbajtur me 14 prill 2020.

Përfaqësuesit e odave ekonomike dhe anëtaret tjerë të këtij grupi koordinues, sot prezantuan lidhur me vështirësitë e bizneseve vendore gjatë kësaj periudhe, me sugjerimet dhe qasjen e tyre shumë bashkëpunuese me Ministren Hajdari dhe kolegët e saj nga Qeveria Kurti, për adresimin e humbjeve ekonomike me ide konkrete të tyre për rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë.

Gjatë takimit Ministrja Hajdari dhe zv. Ministri Ilir Aliu njoftuan për veprimet e Qeverisë Kurti lidhur me adresimin e kërkesave të mëhershme të përfaqësuesve të bizneseve të cilat janë adresuar përmes Pakos Fiskale Emergjente. Ministrja Hajdari shtoi se po ashtu të gjitha shqetësimet dhe pyetjet e ngritura nga përfaqësues të bizneseve janë adresuar nga ajo, në grupin punues ndërministror të udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me masat e ndërmarrura gjatë kohës së pandemisë COVID 19. Ministrja Hajdari theksoi se këto kërkesa janë marrë parasysh edhe për hapjen e tanishme graduale të bizneseve në fazën e parë, dytë dhe të tretë ku përmendi se shumë veprimtari ekonomike janë lejuar të fillojnë punën, por me kujdes të shtuar. Te gjitha këto faza do t’i përshtaten situatës së pandemisë COVID-19.

Ministrja Hajdari i inkurajojë të gjithë pjesëmarrësit që të vazhdojnë të japin propozimet, kërkesat dhe shqetësimet e tyre për të adresuar problemet ekonomike me qëllim për të elaboruar një pako sa më të mirë për rimëkëmbjen ekonomike.

Ministrja Hajdari i falënderoi të gjithë për takimin frytdhënës, me shumë inpute dhe ju siguroi që asnjë kërkesë nuk do ta lëshojë pa e shqyrtuar.

Takimi u përmbyll me pajtimin e të gjithë anëtarëve për vazhdimin e këtyre takimeve, në baza të rregullta dhe raportim të afërt te Kryeministri, deri në përfundimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, respektivisht përfundimin e pandemisë COVID -19.

Poashtu, në këtë takim u arrit pajtueshmëria e përbashkët që nga kjo platformë e grupit koordinues të krijohen grupe teknike për adresimin e çështjeve sektoriale në ekonomi/industri, çështjeve financiare dhe çështjeve tjera për te sjellë analizën me konkludimet sa më relevante për dizajnimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.