75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Grupi Parlamentar i LDK-së po vazhdon mbledhjen për mocionin

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur mbledhjen sot në ora 13:00, mbledhje kjo e cila po vazhdon akoma.

Kjo mbledhje është thirrur për të diskutuar lidhur me inicimin e ngritjes së mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Anëtarët e GP të LDK-së pritet që të diskutojnë saktësisht për mbledhjen e votave të deputetëve për të arritur deri tek rrëzimi i Qeverisë, pjesë e së cilës janë edhe vetë këta të fundit.

Arsyeja që qoj deri tek kjo çarje e koalicionit që u lidh pak muaj më parë është shkarkimi i ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Pas vendimit të kryeministrit, Albin Kurti për rrëzimin e Veliut, LDK mbajti mbledhje të Kryesisë ku edhe u vendos për ngritjen e mocionit.

Kurti mbrëmë deklaroi se është ende për bashkëpunim me LDK-në, pavarësisht që këta të fundit po ngrisin mocion. Sipas tij mbetet të shihet hapat që do të ndëmarrin partia e Isa Mustafës, e që më pas Vetëvendosje t’u përgjigjet.

Mocioni po vie në një situatë tejet të vështirë për vendin dhe botën në përgjithësi, ku çdokush është i rrezikuar nga mundësia e shpërndarjes së virusit COVID-19, e ku në Kosovë janë konfirmuar 20 raste të infektuar me të./Indeksonline/