75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Grupi Parlamentar i LDK-së, takohet në ora 13:00, mocioni është arsyeja

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:00.

GP i LDK-së mblidhet për të diskutuar dhe vendosur lidhur me nisjen e mbledhjes së nënshkrime për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

40 nënshkrime i duhen LDK-së nga deputetët e legjislaturës së shtatë në mënyrë që të mblidhen për inicimin e mocionit të votëbesimit, raporton Indeksonline.

LDK vendosi për mocion ndaj Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës janë edhe vetë pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe të Administratës Publike, Agim Veliun.

Kurti tha se lajmëroi Mustafën gjysmë ore para se ta shkarkonte dhe i kërkoi emrin për ministër të ri, por ky i fundit duket se e kundërshtoi dhe mblodhi Kryesinë ku edhe u vendos për mocionin e votëbesimit. Nga partitë e tjera mbrëmë janë deklaruar për Indeksonline se pritet që sot të vendosin se a do të votojnë apo jo pro këtij mocioni, për të rrëzuar kryeministrin dhe Qeverinë Kurti./Indeksonline