08:54 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Grupi prej 60 personash futen për të vjedhur në dyqan, shikoni pamjet

Në Philadelphia të Pensilvanisë ka ndodhur një vjedhje spektakolare. Një grup prej 60 personash është futur në një qendër tregtare për të kryer këtë vjedhje të rrallë.

Djemë e vajza të moshës rinore, kryesisht me ngjyrë, janë futur natën e 4 korrikut rreth orës 22 të mbrëmjes.

Dëmet që kanë shkaktuar janë të mëdha ngase përveç vjedhjes, ata kanë rrokullisur e rrëzuar gjësende në dyqan.

Policia është duke evidentuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast./Indeksonline/